AAK kërkon debat për gazsjellësin amerikan

Aktuale

AAK kërkon debat për gazsjellësin amerikan

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:33
Besnik Tahiri

Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se kanë kërkuar debat në Kuvendin e Kosovës për çështjen e gazsjellësit amerikan dhe projektin e MCC-së.

Tahiri tha se duhet të rekomandohet fuqishëm që të rikthehet çështja e MCC-së dhe gazit amerikan.

“Ajo që duhet të ritheksoj është që për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë dhe Kuvendi të miratojë një rezolutë që rekomandon fuqishëm që të marrin dhe të rikthejmë çështjen e MCC-së dhe gazit amerikan sepse po i bën dëm Kosovës.”, tha Tahiri.

Më tutje ai ka thënë se qeveria ka qenë e pasaktë dhe nuk ka dhënë argumente për refuzimin e këtij projekti që sipas tij po i dëmton marrëdhëniet bilaterale Kosovë – SHBA.

“Qeveria ka qenë jashtëzakonisht e pasaktë, nuk ka dhënë asnjë argument, të dhënat që i kemi si grup parlamentar janë shqetësuese dhe mbi të gjitha janë të dëmshme për Kosovën dhe me urgjencë duhet të kthehet ky vendim sepse si i tillë po i bën dëm Kosovës, si nga alternativat e energjisë po ashtu edhe marrëdhëniet bilaterale Kosovë – SHBA.”, tha Tahiri i AAK-së.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar një projekt amerikan për gazsjellësin që do ta lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë në projektin e Gazsjellësit Trans-Adriatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat