Thellohet skandali i Prokurorisë në rastin e dhunimit të 15-vjeçares në Gjakovë

Aktuale

Thellohet skandali i Prokurorisë në rastin e dhunimit të 15-vjeçares në Gjakovë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit nuk është ankuar në shkallën e dytë të gjykatës ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë për dënimin me tetë muaj burgim të personit që dhunoi një 15-vjeçare në Gjakovë.

Prokurorja e rastit, Lirije Morina, është pajtuar me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, të nxjerrë të hënën.

Kësisoj, aktgjykimi ndaj të dënuarit, i cili nxiti shumë reagime të hënën, ka marrë formën e prerë. Ndaj tij, nuk është ankuar në shkallën e dytë as pala mbrojtëse.

Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, prokurorja Morina nuk ka kërkuar të merren parasysh asnjë nga rrethanat rënduese.

Organizatat për mbrojtjen e grave kërkuan të hënën që ndaj gjykatëses së rastit, Florije Zatriqi, të zhvillohet procedurë disiplinore dhe në bazë përfundimeve të procesit “t’i jepet masa disiplinore e merituar”.

Për dënimin prej 8 muajsh e 8 ditë burgim ndaj dhunesit të 15-vjeçares, reagoi  të hënën edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Vendimin e gjykatës ajo e ka quajtur absurd e të padrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat