Garë e ashpër për kryetar të Gjilanit/ Si do të pozicionohet PDK?

Aktuale

Garë e ashpër për kryetar të Gjilanit/ Si do të pozicionohet PDK?

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Qytetarët e Gjilanit do t’i drejtohen sërish kutive të votimit më 14 nëntor.

Kjo për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të fitoj 50%+ në raundin e parë të mbajtur më 17 tetor.

Rezultati tepër i ngushtë i dy kandidatëve të parë e bën garën për kryetar të Gjilanit jashtëzakonisht interesante.

Në këtë situatë, një nga subjektet, e cila mund të jetë në një farë forme përcaktuese se kush do të udhëheq me Gjilanin është edhe PDK.

Kandidatja për kryetare të Gjilanit, Leonora Bunjaku, e cila në zgjedhje mori 8.24% të votave,  ka thënë se ende nuk kanë vendosur se cilin subjekt do ta mbështesin.

“Jemi në bisedime me strukturat tona në Gjilan me kryetarët e nëndegëve dhe jemi duke e shqyrtuar. Ofertë zyrtare nuk kemi pas as prej LDK-së e VV-së, por kërkesa e takime ka vazhdimisht. Vendimi merret nga kryesia e degës në Gjilan, në koordinim edhe me qendrën”, ka thënë Bunjaku.

Më tutje, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të marrin vendimin duke mos përjashtuar mundësinë që këtë jave të merret vendimi.

“Ne i kemi synimet  tona, por mbi të gjitha interesin e qytetarëve të cilin do ta marrim parasysh. Së shpejti do të marrim vendim. Gjatë javës do të ketë diskutime. Ne jemi të hapur”, ka shtuar Bunjaku.

Kujtojmë se në garë për kryetar të Gjilanit janë Alban Hyseni i Vetëvendosjes dhe Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më poshtë i gjeni rezultatet për kandidatët për kryetar të kësaj komune.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat