Abdixhiku me telegram ngushëllimi për vdekjen e regjisores Berisha

Aktuale

Abdixhiku me telegram ngushëllimi për vdekjen e regjisores Berisha

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:13
Lumir Abdixhiku

Me rastin e ndarjes nga jeta të regjisores Burbuqe Berisha, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe.

"Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të një prej regjisoreve më të shquara të dy dekadave të fundit në Kosovë, Burbuqe Berisha.

Autorja, regjisorja e producentja, e që njëkohë drejtonte edhe Teatrin Kombëtar të Kosovës, profesoresha e njeriu i dashur i artit e kulturës sonë, Burbuqe Berisha, iku para kohe nga kjo botë, duke lënë pas vetes një trashëgimi krijuese të pavdekshme, e cila e bën atë të përjetshme.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit artistik, studentëve dhe mbarë vendit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Burbuqen!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat