Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish nesër në protestë

Aktuale

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish nesër në protestë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë nesër sërish për miratimin e ligjit për ta.

Protesta do të nis në ora 11:00 dhe do të mbahet para ndërtesës së qeverisë.

“Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj” thuhet në njoftimin e tyre.

Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar.

Paralajmërohet se protestat do të vazhdojnë deri në miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat