Xhafer Tahiri merr përkrahjen e deputetes Krasniqi

Aktuale

Xhafer Tahiri merr përkrahjen e deputetes Krasniqi

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 18:44
Xhafer Tahiri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka marrë përkrahjen e deputetes Rrezarta Krasniqi për kandidaturën e tij në Komunën e Vushtrrisë.

Tahiri ka publikuar një fotografi bashkë me deputeten e Lidhjes Demokratike në Facebook të enjten.

Tahiri, i cili udhëheqi Vushtrrinë për katër vite, mori 9,956 vota në raundin e parë të zgjedhjeve, apo 33.82%. Një përqind të votave më shumë i siguroi Ferit Idrizi i PDK-së.

Ata, do të ballafaqohen me njëri-tjetrin në garën e balotazhit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat