Dren Doli propozohet për ambasador të Kosovës në Holandë

Aktuale

Dren Doli propozohet për ambasador të Kosovës në Holandë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:38
Dren Doli

Dren Doli është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës dhe pritet që të marrë miratimin nga ky vend.

Lidhur me propozimin e tij për ambasador, media ka kontaktuar me Dren Dolin.

Ai nuk e ka mohuar propozimin e tij por ka thënë se për këtë çështje përgjegjës për të folur janë Ministria e Punëve të Jashtme ose Presidenca e Republikës së Kosovës.

“Ju lutem drejtojuni me pyetje MPJ. Në fakt ata e kanë përgjegjësinë për t’u përgjigjur ju luttem për cdo gjë në lidhje këtë të kontaktoni me MPJ ose Presidencën”, është përgjighur shkurt Doli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat