Abdixhiku: Ky është rikthimi më i madh i LDK-së

Aktuale

Abdixhiku: Ky është rikthimi më i madh i LDK-së

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:48
Lumir Abdixhiku

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku, në një intervistë me Çim Peka Live foli për zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë.

Abdixhiku thekson se LDK në këto zgjedhje lokale është rikthyer fuqishëm, për shkak se ka reflektuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ky është rikthimi më i madh i LDK, ne reflektuam për votën e 14 shkurtit. Vetëvendosje merrej me 20 vjetët e shkuara dhe jo se çfarë do bëjnë, ata shprehen me fjalë të bukura, por në përditshmëri njerëzit duan ushqim, duan spitale me kushte më të mira. 17 tetori ishin zgjedhje ndryshe nga ata të 14 shkurtit. Unë shoh mungesa në qeverisje nga VV. Pushteti është keqpërdorur nga VV për zgjedhjet lokale.

Njerëzit analizojnë votën me kujdes dhe sjelljen me shumë kujdes. VV nuk ka konsistencë. Unë votuesin e LDK të larguar e shoh në shtëpinë e vet politike tani e duhet që njerëzit të përfshihen. Prsh në Llap jemi kthyer sërish, që e humbëm, e sot jemi të parët. Është i njëjti elektorat që ka votuar, ka ndikuar zhgënjimi, ky është rikthimi i LDK-së me njerëz me integritet”, u shpreh Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat