​Mungon informimi për përmirësimin e zbatimit të Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Aktuale

​Mungon informimi për përmirësimin e zbatimit të Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:02
Albulena Haxhiu

Zbatimi i Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit nga vitit 2019 e tutje ka shënuar progres, por për viktimat e krimit ka mungesë të informacionit nga ana e institucioneve për të drejtën e tyre për kompensim. Ndërsa aktualisht ministrja e Drejtësisë është drejt finalizimit të plotësim ndryshimit të këtij ligji i cili do ofroj mundësi më të mëdha për kompensimin e viktimave për krime të ndryshme, ndërsa edhe afatet kohore për aplikim do jetë më të zgjatura.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, në kuadër të “Javës për Viktimat e Krimit” me temën "Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit".

Edhe në këtë diskutim ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës por që ata nuk morën pjesë, ashtu siç bënë edhe në fillim të kësaj jave në një takim tjetër ku prezent ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. E qysh në fillim të takimit mungesën e prokurores së ftuar e theksoi drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj i cili tha se po vazhdon bojkoti i KPK-së.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se tashmë plotësimin ndryshimi i Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit është finalizuar dhe përmes këtij ligji tashmë është rritur llojshmëria e kompensimit të viktimave por edhe janë zgjatur afatet për aplikim.

Sipas saj është shqetësuese se si pak institucione i njoftojnë qytetarët për të drejtat si viktima të krimit dhe se sa shumë kërkesa për kompensim refuzohen.

Ajo tha se në Komisionin për Kompensim të Viktimave të Krimit në gjashtë muajt e fundit kompensim kanë kërkuar 22 viktima, por që sipas saj ka një shpërputhje me shifrat reale pasi rastet e dhunës janë rritur gjatë këtij viti.

Haxhiu: Projektligji për Kompensim të Viktimave të Krimit drejt finalizimit

Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit është finalizuar, ne jemi duke pritur KGJKL dhe KPK për disa informacione sa i përket konstatimit të këtij projektligjit ne ende nuk i kemi marr këto informacione dhe sapo t’i kemi të njëjtat, padyshim që i njëjti do i procedohet Qeverisë e më pas edhe Kuvendit. Më lejoni shkurtimisht t’i përmend disa çështje që adresohen në këtë projektligj dhe janë shumë të rëndësishme për faktin se ligji që është aktualisht në fuqi ka pasur në vazhdimësi probleme në zbatim të tij[...]Projektligji në fjalë adreson zgjatjen e aftëve ngase afatet për kërkesa për kompensim janë jashtëzakonisht të shkurta ka pasur shumë raste që për shkak të afateve të shkurta e kanë humbur të drejtën për kompensim, po ashtu edhe dëmeve të kompensueshme janë ridefinuar llojet e dëmeve të kompensueshme janë ristrukturuar llojet dhe shumat e adresimit dhe qasje e menjëherëhershme në shumat e kompensimit”, tha Haxhiu.

Drejtor i INL-së në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Shaën Ëaddoups tha se Kosova është lidere në rajon për zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Ai shtoi se duhet të përmirësohet ky ligj tutje për tu bërë sa më funksional.

Waddoups: Në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit Kosova është lider

Në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit Kosova është lider është i vetmi projekt pra në rajon dhe Kosova duhet të mburret për fondet që ndan për këtë program. Përcaktimi dhe vendosmëria është shumë me rëndësi që mos të mbetet vetëm në letër. Viktimat e krimit duhet të marrin kompensimin dhe këtu duhet të ndihmojmë ato që të rikthehen në jetën normale, duhet tu kompensohen sa i takon shëndetit të tyre fizik dhe psikologjik çka është shumë me rëndësi më vjen mirë për punën që ka bërë Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit dhe kanë shqyrtuar kërkesat e viktimave të kompensimit diku në vitin 2020 60 aplikacione janë shqyrtuar dhe kanë dhënë kompensim në 28 raste, në 27 janë arritur deri tani në vitin 2021. Gjërat mund të përmirësohen ka hapësirë për tu përmirësuar ligji aktual ka disa kufizime dhe afate të shkurta për paraqitjen e kërkesës dhe kriteri se çfarë krimesh mund të kompensohen. Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit duhet të zgjerohet për një numër më të gjerë të viktimave të krimeve ekziston nevoja për të ngritur vetëdijen se viktimat të aplikojnë për kompensim dhe duhet të informohen nga secili institucion”, tha ai.

Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi u shpreh se Kosova ka shënuar progres në vitet e fundit në zbatueshmëri të Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ndërsa shtoi se janë disa çështje teknike që kërkojnë angazhim.

Miftaraj: Ka progres në zbatueshmëri të këtij ligji

Si rrallë herë kur ne përmes monitorimit tonë e shohim që ka një progres dhe qasje konstruktive dhe bashkëpunuese në mes të institucioneve për të mbuluar këtë fushë që është e ndjeshme dhe e rëndësishme për çdo viktimë të krimit në Kosovë. Në bazë të raportit do të shihni se problemet janë kryesisht teknike të cilat me pak angazhim nga institucionet mund të riparohen dhe mund të shkojnë në drejtim të asaj që kemi thënë për të avancuar në stadin më të lartë në zbatimin e këtij ligji”, tha ai.

Në tryezën e sotme Instituti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar edhe raporti me të gjeturat e hulumtimit për zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Leotrim Gashi, hulumtues ligjor në IKD ka treguar se ndonëse nga viti 2015 ky ligj nuk është zbatuar në vitet e fundit gjendja është përmirësuar.

Sipas tij në Departamentin e Krimeve të Rënda ky ligj zbatohet në 90% të rasteve, ndërsa në atë të Përgjithshëm në vetëm 34% të rasteve zbatohet taksë për viktimat e krimit.

Sipas këtij hulumtimit Gjykata Themelore e Prizrenit ka nivelin më të lartë të zbatueshmërisë të Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ndërsa ky ligj më pak po zbatohet nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gashi: Departamenti për Krime të Rënda në 90% të rasteve e zbaton taksën për kompensim të viktimave të krimit

Me ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit deri në vitin 2015 viktimat nuk kanë pasur mundësi me u kompensua në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është menduar se me këtë ligj do ketë përmirësim në këtë aspekt tash në bazë të projektligjit aktual janë disa kategori të rasteve kur viktimat e krimit mund të aplikojnë. Me projektligjin e ri është rritur gama dhe më shumë viktima do kenë të drejtë të bëjnë kërkesë për kompensim. Deri në janar të vitit 2019 në Komision kanë qenë 50 kërkesa, 15 kanë qenë të aprovuara dhe nga viti 2019 e deri në qershor të vitit 2021 janë 83 kërkesa, 34 që janë aprovuar, kërkesat më të shpeshta po vijnë me rastet që kanë të bëjnë me vrasje, dhunim dhe dhunë në familje....10’;40Nga viti 2015 e tutje vërejmë që në fillim nuk ka pasur zbatueshmëri ndërsa tani vërejmë që vetëm në Departamentin e Krimeve të Rënda 90 %e rasteve e shqiptojnë taksën ndërsa 10 % të rasteve akoma nuk është arritur në zbatim të taksës. Pak më keq është në Departamentin e Përgjithshëm ku zbatueshmëria e rasteve është vetëm deri në 37%”, tha ai.

Rikujtojmë që edhe në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ku ishte e ftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk morën pjesë përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndonëse ishin të ftuar nga GLPS. Nga aty ministrja Haxhiu i bëri thirrje KPK që të mos e bojkotojnë edhe shoqërinë civile.

Ndërsa, Këshilli i Prokurorial i Kosovës e konsideron të pamundur bashkëpunimin me Qeverinë në kohën kur prokurorët, sipas këtij Këshilli akuzohen se janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Reagimi i Këshillit Prokurorial erdhi pas deklaratës së zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, se “prokurorët janë të involvuar në veprimtari kriminale dhe piramida kriminale”.

Ndaj këtyre akuzave dhe kundërakuzave në mes të KPK dhe ministrisë së Drejtësisë ditë më parë kishte reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat