Detaje të reja për vrasjen e 26-vjeçarit në Mitrovicë

Aktuale

Detaje të reja për vrasjen e 26-vjeçarit në Mitrovicë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:16
Albert Muja

Lundrim Beqiri dhe Ardit Zymberi janë dy të arratisurit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen e Albert Mujës 26-vjeç, në Mitrovicë të shtunën.

Media ka mësuar se Beqiri dhe Zymberi janë dy të dyshuarit për vrasjen që tronditi Mitrovicën.

A.M, u ther me thikë pak pas mesnatës në rrugën “Artim Jashari”, njoftoi sot policia. Ai, vdiq në QKUK pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra nga sulmi.

Policia njoftoi sot se ka identifikuar dy të dyshuarit për vrasjen.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

“Nga veprimeve të  deritanishme hetimore, hetuesit policor kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes  së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  Vrasje”, thuhet në njoftim.

Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve.

“Reth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021,  është raportuar se në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, se një person viktima mashkull  kosovar A. M. 26 vjeçar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është  sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët gjenden në arrati”, tha të shtunën një zëdhënës i policisë.

Detaje për këtë rast, policia ka shpalosur edhe përmes raportit 24 orësh.

Sipas raportit, viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK, ku edhe ka vdekur meqenëse s’ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat