Ky është personi që e “kërcënoi” kryeministrin Kurti

Aktuale

Ky është personi që e “kërcënoi” kryeministrin Kurti

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:15
Albin Kurti

Të mërkurën në mbrëmje kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte kërcënuar nga persona të panjohur në rrjetet sociale. I menjëhershëm ishte reagimi i Njësisë Speciale duke siguruar shtëpinë e të parit të Qeverisë.

Pas gjashtë ditësh nga kërcënimi ndaj kreut të qeverisë, Policia e vendit ka ftuar si të dyshuar Kujtim Kurtin, një mërgimtar nga Gjermania.

Kujtim Kurti është ftuar të paraqitet në stacionin e Prizrenit për t`u intervistuar si i dyshuar për postimin e tij që e kishte bërë të dielën e 31 tetorit, ani pse në fletë thirrjen e policisë cilësohet incident.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook kishte shkruar “100 mi kush vret Albin Kurtin”.

Ky postim i tij ishte bërë tre ditë pas kërcënimit që mori kryeministri Kurti.

Kujtim Kurti ka thënë se nuk ka bërë asnjë incident në Prizren pasi që ai momentalisht ndodhet në Gjermani.

Ai tutje, ka treguar se gjatë ditës së sotme ka biseduar me hetuesin policor i cili i ka shpjeguar se ftesa ndaj tij ka të bëjë me postimin e tij, ku kishte kërcënuar kryeministrin Kurti.

Kurti në përgjigjen e tij ka bërë të ditur se ky status ishte bërë në formë shakaje dhe se Facebook ia kishte fshirë postimin pas dy ore.

Ai madje ka thënë se në postimin e tij nuk kishte shkruar se do të jap para, prandaj e kishte shkruar “100 mi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat