​Përbërja e re komunale në Mitrovicë: PDK 14 ulëse, VV 11

Aktuale

​Përbërja e re komunale në Mitrovicë: PDK 14 ulëse, VV 11

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar numrin më të madh të asamblistëve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit për Mitrovicën Jugore.

Komuna do të drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së pasi ai fitoi në raundin e parë me mbi 50 për qind të votave për kryetar, duke mposhtur Agim Bahtirin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia prej nga vjen Hamza, ka edhe numrin më të madh të asamblistëve – 14. Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 11, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 6 asamblistë.

Forca e Diasporës, AKR, Partia e Drejtësisë dhe AAK nga një asamblist.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat