"Agron Kuçi, kryemashtruesi i Junikut"

Aktuale

"Agron Kuçi, kryemashtruesi i Junikut"

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 20:17
Agron Kuçi

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik, Lulzim Gacaferi, e ka quajtur kryetarin e kësaj komune, Agron Kuçi, kryemashtruesin e Junikut.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pas siç e quan ai “tentim vjedhjes së vullneti të lirë të votave të mërgatës, Kuçi ka bërë edhe një akt “qyqar” e “idiotesk”.

“Ky mashtrues në vend që të kerkonë falje ndajë qytetarve të Junikut për llapzuzin që bër në tentim vjedhëjen e villnetitë të lire të votave të mërgatës, tani përseri e bën aktin më qyqar më idiotesk ndaj posterit të vendosur të kryetarit të ardhshëm të Junikut z. Ruzhdi Shehu”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Flamur Kuçi, djali i kryetarit të komunës së Junikut, ndodhet në paraburgim pasi i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojnë mes vete për të marrë udhëheqjen e Junikut, në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Ndërkohë, kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se mes kësaj partie dhe degës së VV-së në Junik është arritur marrëveshja e koalicionit. Një e tillë është konfirmuar edhe nga Lulzim Gacaferi nëpërmjet një postimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat