Kryeziu ia kujton Ramës: Kosova është Republikë e Pavarur

Aktuale

Kryeziu ia kujton Ramës: Kosova është Republikë e Pavarur

Nga: M.L. Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 09:58
Ismet Kryeziu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje gjatë vizitës në Beograd deklaroi se është tradhtar, nëse tradhti është të mendohet për zgjidhjen e çështjes finale të pavarësisë së Kosovës.

Lidhur me këtë deklaratë të Ramës reagoi sot drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu.

Ai ia kujtoi Ramës se Kosova e ka përmbyllur tashmë zgjidhjen finale të saj.

Kryeziu tha se Kosova është në dialog për normalizim të marrëdhënieve.

“Kosova e ka përmbyllur zgjidhjen finale, ajo është Republikë e Pavarur. Republika jonë nuk është në dialog për zgjidhje finale, por për normalizim marrëdhëniesh më një shtetin fqinj, Serbinë”, u shpreh kryeziu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat