Ambasada amerikane i kundërpërgjigjet Ana Brnabiqit

Aktuale

Ambasada amerikane i kundërpërgjigjet Ana Brnabiqit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:39
Ana Brnabiqit

Ambasada e SHBA-së në Beograd i ka quajtur fyese dhe të pasakta akuzat e zyrtarëve më të lartë serbë ndaj kongresistëve amerikanë, të cilët theksuan problemin me korrupsionin dhe lirinë e mediave në Serbi.

“Nga shkëmbimet akademike deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftës kundër COVID-19, marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë janë të shkëlqyera dhe përmirësohen çdo ditë e më shumë. Akuzat e fundit kundër anëtarëve tanë të zgjedhur të Kongresit janë absurde, fyese dhe të pasakta”, tha një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së për Beta.

Dje, me rastin e vizitës në Uashington të liderit të Partisë opozitare për Liri dhe Drejtësi, Dragan Djilas, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ndër të tjera tha se “nuk beson se ka parë ndonjë kongresist pa asnjë dinar apo dollar”.

Pastaj “paguan edhe pak” për të shkruar një letër të tillë, shtoi ajo, duke aluduar në letrën e kongresistëve amerikanë drejtuar presidentit të SHBA-së për gjendjen e demokracisë në Serbi.

Më 5 nëntor, një grup anëtarësh të Kongresit amerikan i kërkuan presidentit Joe Biden që të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, duke deklaruar se janë të shqetësuar për ndikimin e situatës politike në Serbi në rajon dhe Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat