​Krasniqi: PDK në Drenas ka vetëm një adresë

Aktuale

​Krasniqi: PDK në Drenas ka vetëm një adresë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 21:02
Tubimi në Drenas

Kryetari aktual, njëherësh edhe kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i mbështetur nga lideri i partisë, Memli Krasniqi, ka mbajtur një tubim elektoral me banorët e Grykës së Llapushnikut.

Lladrovci pasi shpalosi programin e tij për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, falënderoi banorët e këtushëm për mbështetjen në raundin e parë, teksa i ftoi që të premten në ditën e mbylljes së fushatës në orën 19:00 në kryq të Komoranit të festojnë për fitoren e radhës.

Lladrovci: Sonte jemi me ju që t'iu falënderojmë për mbështetjen e madhe

"Sonte jemi me ju që t'iu falënderojmë për mbështetjen e madhe që ia keni bërë Partisë Demokratike të Kosovës më 17 tetor dhe asamblistëve të saj, dhe sonte jemi po ashtu me i' u falënderua që pas një organizimi të ri të Partisë Demokratike ne e bëmë provën e madhe të shtunën kur të gjithë qytetarët e Drenasit e dridhën në takimin që e kishim të shtunën në mbrëmje. Dua të ju lutem që të premten në ora 19:00 në mbrëmje në kryq të Komoranit ta dridhim edhe një herë para 14 nëntorit. Faleminderit për mbështetjen dhe i u themi keqbërësve që partinë e Hashim Thaçit nuk mundet me thye askush", potencon ai.

Kurse kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK në Drenas e ka vetëm një adresë.

Ajo sipas tij është numri 177 dhe kryetari Ramiz Lladrovci, teksa pati një porosi për të gjithë ata që janë thirrur në emër të kësaj partie, por që sipas tij kanë çuar ujë në mulli të LVV-së.

Krasniqi: PDK në Drenas e ka vetëm një numër 177

"PDK në Drenas e ka vetëm një adresë 177 dhe vetëm një kryetar, Ramiz Lladrovcin. Dhe kushdo tjetër jo që nuk është PDK por nuk është PDK dhe kjo është e vërteta. Sepse ata deri dje që janë thirr PDK e sot e kanë krijuar një parti tjetër nuk munden me qenë të tonët janë kundra nesh, i kanë mashtruar votuesit lojal e tradicional të Partisë Demokratike të Kosovës dhe votat e tyre i kanë qu dikun tjetër. Krejt ky aktivitet që kanë bërë deri tash qon ujë në mulli tek Albin Kurti jo të tjetër kujt, ata po punojnë kundër nesh. Mund t’i përmendim me shembuj punët e mira që i ka bërë Ramiz Lladrovci, por ju ato i dini, sot mund të zotohemi vetëm për punët e reja që do t’i bënë Ramizi", ka shtuar Krasniqi.

Ramiz Lladrovci, në zgjedhjet e 17 tetorit ka dal i pari me 45.45%, të votave të fituara, kurse kundërkandidati i tij, Driton Ajazi me 31.38% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat