Publikohet fotoja/ Ky është njeri nga të dyshuarit për vrasjen e 21 vjeçarit në Gjilan

Aktuale

Publikohet fotoja/ Ky është njeri nga të dyshuarit për vrasjen e 21 vjeçarit në Gjilan

Nga: A.M. Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 21:53
Egzon Rafuna

Qyteti i Gjilanit u trondit pas vrasjes së 21 vjeçarit mbrëmjen e së hënës.

Vrasja ndodhi pasi të shtënave me armë lagjen Arbëria.

Sipas njoftime zyrtare, personi që ka ndërruar jetë është Egzon Rafuna, shkruan "Bota sot".

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se janë ndaluar pesëpersona në kohëzgjatje prej 48 orësh, tani të dyshuarit V.H., B.K., A.S. dhe E.N, R.I.

Në incidentin e mbrëmshëm edhe njëri nga të dyshuarit, ka mbetur i plagosur.

Valdrin Halimi pas plagosjes ndihmën e parë i është ofruar nga spitali i Gjilanit, por pastaj është u dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm. Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Siç, raportohet vrasja ka ndodhur për motive të ulëta.

Image
Valdrin Halimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat