Tali: As Tito nuk ka urryer më shumë se Vuçiqi, Daçiqi, Shesheli - ja çka po kërkon presidenti serb

Aktuale

Tali: As Tito nuk ka urryer më shumë se Vuçiqi, Daçiqi, Shesheli - ja çka po kërkon presidenti serb

Nga: A.ZH Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:39
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka kritikuar enveristët e Lidhjes Popullore të Kosovës. Ai ka thënë se po propagandojnë idenë për “Ballkanin e Hapur” me gjithë potencialin e tyre, bashkë me Aleksandar Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin, përcjell Bota sot.

Sipas tij, RSFJ-ja e Titos ishte më e mirë se “Ballkani i Hapur”, që siç ka thënë Tali, do të jetë projekti “Botë serbe” siç po e kërkon Vuçiqi.

Postimi i Talit në Facebook:

Problem me disa enveristë të ish LPK'së.

Aq zhurmshëm janë krekosur (e krekosen) si "luftëtarë të paepur" kundër Serbisë (Jugosllavisë) - të burgosur e syrgjynosur, e si themelues të UÇK'së - e tashti, prej se kur kryetari i partisë shpirtërore të tyre, PS'së, e filloi iniciativën për "Ballkanin e Hapur", së bashku me dy haverat e tij Vuçiqin dhe Daçiqin, këta me krejt potencialin e tyre janë fut në propagandimin e kësaj ideje.

Pse more të lumë e luftuat Jugosllavinë atëherë?!!!

Tito, mbase nuk ka vuajtur nga dashuria për neve shqiptarët, por edhe me na urrejt kaq shumë si Vuçiqi, Daçiqi, Shesheli..., për besë nuk na ka urrejtur!

"Njëqind herë" ma mirë e kemi pasur në RSFJ'në e Titos se sa në këtë "Ballkanin e Hapur" (i cili realisht do të jetë "Srpski Svet") siç po e kërkon Vuçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat