“Vizatoja, Përparim”, Armend Zemaj thumbon Arben Vitinë

Aktuale

“Vizatoja, Përparim”, Armend Zemaj thumbon Arben Vitinë

Nga: P.R Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:03
Armend Zemaj

Në debatin që po zhvillohet mes dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nga LDK, dhe Arben Vitia nga Vetëvendosje, ky i fundit deklaroi se me menaxhimin e tij si Ministër, Kosova ndodhet në situatë më të mirë sa i përket Covidit.

E pas kësaj deklarate të Vitisë, ka reaguar ish Ministri i Shëndetësisë, tash deputet i LDK-së, Armend Zemaj.

Sipas Zemajt, Kosova ka thyer rekorde të zeza me Vitinë si Ministër.

“Arben Vitia, mungesa e menaxhimit tënd, ka bërë që Kosova ti thyej të gjitha rekordet e zeza-për nga vdekshmëria dhe numri i të të infektuar me Covid-19. Vizatoja, Përparim🙏”, ka shkruar Armend Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat