KQZ siguron edhe nesër ekipe mobile në teren

Aktuale

KQZ siguron edhe nesër ekipe mobile në teren

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson të gjithë atyre votuesve të cilët për një arsye të caktuar nuk mund të dalin në qendrat e votimit.

Edhe të dielën e 14 nëntorit kur do të mbahet balotazhi për zgjedhjen e Kryetarëve të Komunave, rutina e ekipeve mobile vazhdon.

Përmes një njoftimi për media, KQZ bënë të ditur se ekipet mobile do të nisen nga Fakulteti i Edukatës Fizike, nesër në ora 09:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjën në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim. Kjo përfshinë:

Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia,

Personat në spitale,

Personat moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit,

Personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor,

Të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, si dhe personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat