Nesër fillon numërimi i votave të Diasporës

Aktuale

Nesër fillon numërimi i votave të Diasporës

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Derisa po vazhdon procesi i votimit në gjithë 22 komuna të Kosovës, tashmë ka filluar edhe verifikimi i votave të diasporës, të cilat janë dërguar me postë.

Arbnor Mjeku nga organizata “Germin” ka thënë për lajmi.net se puna për verifikimin e këtyre votave po bëhet me itensitet të lartë dhe se sot pritet të përfundojë ky procesi.

Ai, ka theksuar se ky proces i verifikimit nuk po  vëzhgohet partitë politike.

“Ne lidhje me vëzhgimin, vetëm organizata ‘GERMIN’ është duke e monitoruar këtë proces. Kurse  partitë politike nuk kane dërguar deri me tani asnjë vëzhgues, gjë që tregon mos interesin e tyre”, ka thënë ai.

Deri tani, më së shumti zarfe me vota nga diaspora ka nga diaspora e Suharekës, Dragashi, Mamusha dhe Juniku.

Sipas Mjekut, pritet që nesër në mëngjes të fillojë numërimi i fletëvotimeve të verifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat