Voton 99 vjeçarja nga Ratkoci i Rahovecit

Aktuale

Voton 99 vjeçarja nga Ratkoci i Rahovecit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 14:55
Voton 99 vjeçarja nga Ratkoci i Rahovecit

99 vjeçarja Hide Hoti nga Ratkoci i Rahovecit, ka ushtruar të drejtën e votës, e cila ishte e shoqëruar nga nipi i saj i cili e ndihmonte gjatë procesit të votimit.

Madje ky i fundit, Tony Hoti, ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, enkas për të votuar në këto zgjedhje.

"Unë votova, këtu, në vendlindjen time, në shkollën “Katër Dëshmorët ” në Ratkoc me pjesëtarët e familjes. E ndjeva obligim që të vij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të dytë, së bashku me gjyshen time Hiden në moshën 99 vjeçare dhe gjithë familjen të votojmë. Të dashur qytetarë, shfrytëzojeni të drejtën tuaj, dilni dhe votojeni më të mirin dhe më të drejtin për ju dhe komunën tuaj”, ka shkruar Hoti.

Kjo nuk është hera e parë që Hoti vjen enkas nga ShBA-ja për të votuar në këto zgjedhje, pasi të njëjtën e ka bërë edhe në raundin e parë të zgjedhjeve komunale që u mbajtën më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat