Ilir Ferati e shpallë fitoren në Istog

Aktuale

Ilir Ferati e shpallë fitoren në Istog

Nga: P.R Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 20:06
Ilir Ferati

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren në balotazh ndaj Bekë Berishës së AAK-së.

“FALEMINDERIT, ISTOGU JONË! Ky është Istogu i Ibrahim Rugovës. Rrugëtuam bashkë, ecëm drejt, u bashkuam të gjithë për Istogun tonë - prandaj bashkarisht fituam! Nga sot ky qytet do jetë i të gjithëve e për të gjithë - pa dallim! Tani po festojmë bashkë, ju ftoj të gjithëve për festë në sheshin e qytetit! Përzemërsisht i juaji”, ka shkruar Ferati, përcjellë “Bota sot”.

Përndryshe, ne bazë të dy Exit Polleve të publikuara, Ferati ka dalë fitues.

Ndërkohë edhe në webfaqen zyrtare të KQZ-së po vazhdon numërimi i votave, dhe Ilir Ferati po prin bindshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat