Liri Loshi reagon për fitoren e Përparim Ramës

Aktuale

Liri Loshi reagon për fitoren e Përparim Ramës

Nga: A.ZH Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 08:09
Liri Loshi

Liri Loshi, ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka komentuar fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë.

Ai ka uruar që në Prishtinë të mos ndodhë “dështimi” që ndodhi në Mitrovicë me Agim Bahtirin, përcjell Bota sot.

Sipas tij, mitet për njerëz tani e kanë jetën shumë të shkurtër dhe për Ramën mit mund të mbetet vetëm kombinimi i flokëve të tij të gjata me mjekrën.

Reagimi i Loshit në Facebook:

A dini se si mund t’i shmangeni një mashtrimi? Kur refuzoni një ofertë që ngjan tepër e mirë për të qenë e vërtetë. Duke mos e refuzuar një ofertë të tillë, kanë dështuar mitrovicalitë me Agim Bahtirin. Uroj që prishtinalive të mos iu ndodh e njëjta gjë me po-në e tyre për Përparim Ramën.

Mos harroni se jemi në shekullin njëzet e një, kur mitet për njerëz e kanë jetën shumë të shkurtër. Ashtu sikurse nga miti për Arben Vitinë, mbeti vetëm mjekra dhe mindili, nga miti për Përparim Ramën, mund të mbetet vetëm kombinimi i flokëve të tij të gjata me mjekrën, ndërkohë që neve na intereson se si do të duket Prishtina dhe jo Përparim Rama.

Sidoqoftë, respekt për votën tuaj dhe urime e suksese Përparim Ramës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat