Votat në fshatin e Vitisë, sa mori ai e sa Rama?

Aktuale

Votat në fshatin e Vitisë, sa mori ai e sa Rama?

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:54
Arben Vitia dhe Përparim Rama

Arben Vitinë e Vetëvendosjes nuk e ka votuar mjaftueshëm as fshati i tij, Mareci. Banorët e kësaj e kanë votuar Përparim Ramën e LDK-së.

Bazuar në të dhënat e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Vitia ka marrë 41 vota e Përparim Rama 67.

Gjithsej të vlefshme ishin 108 votime.

Përparim Rama ka lënë mbrapa kundër kandidatin e tij nga LVV-ja duke arritur të sigurojë 40 mijë e 659 apo 51,07%, ndërsa Arben Vitia i LVV-së mori 38 mijë 958 apo 48,93%.

Ndërkohë, Arben Vitia qysh mbrëmë e ka pranuar humbjen në Prishtinë, duke thënë se tani kryeqyteti ka një kryetar të ri.

Vitia përmes një konference për media ka uruar kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.

“Sipas rezultateve që i kemi nga komisionet që i kemi, Prishtina ka një kryetar të ri ai është Përparim Rama”, ka thënë Vitia derisa ka falënderuar aktivistët e VV-së dhe Ramën për sjelljen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat