Miftaraj pyet publikisht Përparim Ramën: Me kë do të bësh koalicion!?

Aktuale

Miftaraj pyet publikisht Përparim Ramën: Me kë do të bësh koalicion!?

Nga: A.M. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 18:00
Përparim Rama.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se nuk duhet të kemi shumë shpresa se Rama do të bëjë mrekulli me Prishtinën, transmeton “Bota sot”

Miftaraj kërkoi që sa më shpejtë Rama t’i tregon disa gjëra, njëra ndër to është edhe se me kë do të bëj koalicion.

Postimi i plotë

Mos i rritni shumë shpresat se Perparim Rama ka me ba mrekulli ne Prishtine!

Mos ta gjykojme ne baze te deklaratave por veprimeve dhe rezultateve qe do te ndermarr kur zyrtarisht e merr poziten e te parit ne Prishtine.

Per fillim te shohim sa shpejte po na tregon se:

1.Cilet do te jene drejtoret ne drejtorite kryesore ne komune?

2. Me kend do te bej koalicion dhe marreveshja a do jete transparente?

3. Ne fillim te na tregoj se a do te jete partner me interesat e qytetareve apo me interesat e kompanive te ndertimit?

4. Gjate dy viteve te para cilat jane yre projektet madhore qe do fillojne ne Prishtine?

5. Sa do jete transparent me publikun? Sa do te perfshij publikun, qytetaret ne vendim marrje, planifikim te buxhetit, projekteve, etj?

6. Kur do te legalizohen objektet e larta ndertimore ne Prishtine? Po flasim per dhjetera miliona Euro obligime te kompanive te ndertimit ndaj komunes, qytetareve qe kane ble prona mbi bazen e lejeve te ndertimit te leshuara nga komuna, e qe kompanite e ndertimit me bekimin e heshtur te komunes i kane shkel ato leje. Ne fund qytetari po e paguan koston.

Kaq per fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat