Shantazhet serbe nga Brukseli në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Shantazhet serbe nga Brukseli në Kuvendin e Kosovës

Idriz Morina Nga Idriz Morina Më 16 nëntor 2021 Në ora: 14:09
Kryesia e punës e Kuvendit të Kosovës

Ajo çka po ndodhë në Kuvend është shqetësuese. Përpjekja e Listës serbe që nëpërmjet bllokimit të Kryesisë të ndodhë bllokimi i punës së Kuvendit.

Kjo situatë tregon për deformimin e fortë kushtetues që i është bërë shtetit të Kosovës. Një parti, që sipas të drejtës kushtetuese është pjesë e Qeverisë së Kosovës, shantazhon punën e Kuvendit, në këtë mënyrë edhe qeverisjen.

Kjo sjellje është vetëm njëra nga pengesat që mund të cilësohen të lehta, në raport me pengesat që mund të sjellin serbët në funksionimin e Kuvendit, nëse ata vendosin të përdorin votën e dyfishtë, e cila mund të aplikohet në procesin e miratimit të të gjitha ligjeve.

Shqetësimin e fortë e ka shprehur sot drejtpërdrejt Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të radhës për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat