42 pacientë të shtrirë në spitale për shkak të COVID-19

Aktuale

42 pacientë të shtrirë në spitale për shkak të COVID-19

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 10:51
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 42 pacientë të infektuar me COVID-“19 janë duke u trajtuar në spitale dhe QKUK.

Sipas këtij Shërbimi, 12 pacientë janë pozitiv me COVID, ndërsa 32 janë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë asnjë paicientë në mjekim intensiv.

Njoftimi i plotë:

7 pacientë me Covid-19, nga Shqipëia, po trajtohen në  Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithsëm të Gjakovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë nga Shqipëria.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid.  Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat