Dështon mbledhja e Kryesisë, caktohet seanca e radhës

Aktuale

Dështon mbledhja e Kryesisë, caktohet seanca e radhës

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 07:42
Mimoza Kusari-Lila

(E plotësuar 12:40) - Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar sërish, në mungesë të kuorumit.

Por, kryeparlamentari Glauk Konjufca sërish caktoi seancën plenare të radhës që do të mbahet ditën e enjte duke filluar nga 10:00.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, foli për rendin e ditës së seancës. tregoi se cila do të jetë pika më e rëndësishme e seancës.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pasur kuorum, përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare LDK-së dhe PDK-së nuk ishin aty”.

“Anëtari i sapozgjedhur i PDK-së kishte paralajmëruar mosardhjen derisa nuk kemi pasur përgjigje nga anëtari i LDK-së. Sidoqoftë sot Kryetari i Kuvendit komfor të drejtës së tij sipas Kushtetutës caktoi seancën plenare të radhës të Kuvendit me 25 nëntor duke filluar nga ora 10:00”.

Pika më me rëndësi dhe më me peshë është ajo e shqyrtimit të Projektbuxhetit për vitin 2022 e cila pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës”.

***

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje. Në rendin e ditës do të jetë pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021 për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes “Hortikultura” për vitin 2020.

Po ashtu do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 e që kanë të bëjnë me votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe  Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+),si dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Kryesia e Kuvendit në rend dite ka edhe pikën e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021 për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Përgatitjet për seancën plenare të radhës janë pika e pestë e rendit të ditës. Në seancën e re plenare, data e të cilës pritet të caktohet sot, do të jenë:

Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Produktet Biocide, atij mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës 2022, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020, zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit pritet të fillojë në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat