Kurti takoi përfaqësues të Komunitetit të Energjisë

Aktuale

Kurti takoi përfaqësues të Komunitetit të Energjisë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 20:40
Pamje nga takimi

Gjatë vizitës zyrtare në Austri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, është pritur në takim nga Dr.Dirk Buschle, zv. Drejtor i Sekretariatit dhe z.Arben Kllokoqi, Ekspert i Tregut të Energjisë Elektrike në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.

Përfaqësuesit e Komunitetit të Energjisë theksuan gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në çdo aspekt të mundshëm, përfshirë vizionin për sektorin e energjisë dhe për tranzicion energjetik.

Dekarbonizimi është i mundshëm dhe Kosova mund të bëhet një rast, që dëshmon se mund të bëhemi më të gjelbër edhe kur 95% të prodhimit varet nga lëndët djegëse fosile, thanë ata.
U tha se Kosova duhet të shfrytëzojë kapacitetet e saj të qymyrit, ndërsa duhet filluar largimi gradual, në mënyrën e duhur, si dhe të ketë masa rehabilituese për të mbështetur tranzicionin.

Kryeministri Kurti veçoi punën e Qeverisë për Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031, që për herë të parë në Kosovë hartohet duke u bazuar në të dhëna e studime.

U fol edhe për bashkimin e tregjeve të energjisë, në përputhje me Agjendën Evropiane për integrimin e tregjeve.

Më tej u diskutuan çështjet problematike të ndërlidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk po shfrytëzohet komercialisht, për shkak të pengesave nga pala serbe. U bisedua edhe për sfidat e furnizimit me energji elektrike, meqenëse po i afrohemi stinës së dimrit, në një periudhë të ngritjes së jashtëzakonshme të çmimeve të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat