Shkarkohet kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut

Aktuale

Shkarkohet kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 12:34
Rozeta Hajdari

Në mënyrë unanime dhe pa asnjë votë kundër, është miratuar kërkesa e Ministres së Industrisë e Tregtisë Rozeta Hajdari, që të shkarkohet Lulzim Syla nga pozita e Kryeinspektorit në këtë ministri.

Në këtë rast, Ministrja Hajdari ka thënë së Sylës i është vazhduar mandati i tretë në mënyrë të kundërligjshme.

“Lulzim Syla është emëruar kryeinspektor i inspektoratit. Gati një vit pasi ka kryer mandatin e parë i është vazhduar mandati i dytë. Në prag të përfundimit të mandatit të dytë i është vazhduar mandati i tretë.

Kryeinspektorit të inspektoratit të tregut në bazë të ligjit ka të drejt të ketë vetëm një herë ri-zgjatje të pozitës, vetëm edhe për një mandat dhe nga kjo rrjedhë se vendimi është në kundërshtim të ligjit kur ju është dhënë mundësia që edhe një herë të vazhdoj këtë pozitë”, ka thënë Hajdari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat