Ministri Murati jep lajmin e mirë për pensionistët

Aktuale

Ministri Murati jep lajmin e mirë për pensionistët

Nga: A.ZH Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 21:24
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është pagesa më e madhe e realizuar ndonjëherë në Kosovë, përcjell Bota sot.

Nga pagesa e 69 milionë eurove kanë përfituar 295 mijë pensionistë.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

Sipas masës së aprovuar nga Qeveria muajin e kaluar, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat