A do t’i bashkohet PDK-së? Përgjigjet Qëndron Kastrati

Aktuale

A do t’i bashkohet PDK-së? Përgjigjet Qëndron Kastrati

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 23:58
Qëndron Kastrati

Kryetari në largim i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur për ofertat që ka pasur nga parti të ndryshme para dhe pas zgjedhjeve.

Kastrati ka thënë se nuk do të donte të bënte publike diçka që mund të jetë diskutim i brendshëm.

“Nuk dua të bëj publike diçka që mundet me qenë diskutim i brendshëm, përjashto rastin si i zotërit Abdixhiku që vetë e ka bërë publike. Kjo gjenerata e re e ka kuptu që ajo që po ndodhë në Kamenicë duhet me ndryshu”, ka thënë Kastrati.

Ai ka folur edhe për ofertën që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ia bëri atij, duke e ftuar që të garojë me LDK-në për të parin e Kamenicës.

Kastrati tha se e ka vlerësuar ftesën e Abdixhikut, por për shkak të dallimit që kanë në bindjet e tyre, Kastrati nuk e ka pranuar ftesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat