Donika Gërvalla reagon pas kërcënimeve të Vuçiqit dhe Putinit

Aktuale

Donika Gërvalla reagon pas kërcënimeve të Vuçiqit dhe Putinit

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 00:18
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një postim në Twitter ka shkruar se kërcënimet që po bëjnë Vuçiqi dhe Putini janë rrezik për një luftë të re në Ballkan.

Tutje ajo ka shtuar se këto kërcënime janë rrezik edhe për vet Bashkimin Evropian teksa ka shtuar se këta të fundit së bashku me NATO-n duhet t’i trajtojnë këto kërcënime.

“Mbledhja e ministrave në Zagreb: Vazhdimi i destabilizimit të Ballkanit nga Rusia dhe Serbia, ka nevojë të trajtohet qartë nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të NATO-s.

Kërcënimet e Vuçiqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin dhe Bashkimin Evropian, për herë të parë që nga vitet e 90’ta”, ka shkrua ajo në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat