Pak qytetarë të interesuar për t’u vaksinuar

Aktuale

Pak qytetarë të interesuar për t’u vaksinuar

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

1.349 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit kundër virusit Covid-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës.

Kështu, deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës.

 Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748.                                   

 Në total numri i rasteve aktive është 335.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat