Tragjedia e rëndë në Deçan, reagon edhe Vjosa Osmani

Aktuale

Tragjedia e rëndë në Deçan, reagon edhe Vjosa Osmani

Nga: P.R Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:43
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Deçan ku janë konfirmuar tre të vrarë, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin”, ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit, sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë së Ksoovës.

“Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë. Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, shkruan Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat