Gexha: Të plagosurit i është nxjerrë gëzhoja në operim, është stabil

Aktuale

Gexha: Të plagosurit i është nxjerrë gëzhoja në operim, është stabil

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 00:22
Dafina Gexha

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka shkuar në Spitalin e Pejës për të vizituar të lënduarin e sulmit që ndodhi në Gllogjan ndaj autobusit të nxënësve.

Ajo tha se ai po merr trajtimin e duhur në spitali dhe sapo ka përfunduar operacionin.

“U siguruam nga drejtori i spitalit dhe stafit shëndetësor që pacienti është duke marrë trajtimin e duhur. Është kryer operacioni dhe është nxjerrë gëzhoja dhe pacienti është në gjendje stabile”.

Goxha tha se sikurse secili qytetar i Kosovës edhe ajo ndjehet e tronditur nga “ky akt kriminal që u shuan tri jetë të qyetarëve”.

“Në emër të MSH ju shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve, shokëve dhe mësimdhënëseve, si dhe i urojmë shërim të shpejtë edhe pacientit që është i shtrirë”.

Gexha tha se ka ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për çdo nevojë që ka Spitali i Pejës dhe pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat