Mulliqi kërkon të zbardhet rasti në Gllogjan

Aktuale

Mulliqi kërkon të zbardhet rasti në Gllogjan

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 08:20
Skëndër Mulliqi

Analisti politik, Skëndër Mulliqi ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm në Gllogjan, ku mbetën të vdekur tre persona.

Ai në një postim në Facebook, ka folur edhe për tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku humbën jetë 46 persona, 45 nga ta shqiptarë.

Postimi i plotë:

Pas lajmit të rëndë ku humben jetën 46 udhëtarë në autobusin, i cili u dogj  në Bullgari, sonte morëm lajmin tjetër tragjik, ku thuhet se në një atentat nga një person i maskuar dhe ende i panjohur, se ende nuk ka informacione të sakta nga organet kompetente, u sulmua autobusi duke lënë tre të vdekur, e një të plagosur, i cili qarkullonte nga Gjakova për në Gllogjan.

Edhe pse këto dy ngjarje janë  të ndara të një harku kohor të shkurtër , dhe ende  të paverifikuara se cilat ishin  shkaqet e vërteta, që sollën këto tragjedi, lënë vend për të dyshuar se mos bëhet fjalë për sulme të organizuara terroriste, që nuk kishin dashur  të besojmë. Një autobus u dogje në tërësi, e tjetri autobus u sulmua me kallashnikov siç po thuhet, nuk duket si shumë  koincidence.

Edhe rasti kur u dogj spitali për të sëmurit më Covidit me Tetovë, sikur ka mbetur ende i pa sqaruar nga organet kompetente atje,  se cili ishte shkaktari që ky spital mori flaken, ku pati edhe të vdekur.

Natyrisht se këto që them janë  supozime të mundshme,  për sulme  terroriste.  Por edhe për çdo shkak tjetër që mund të ketë lidhje ky rast, duhet të zbardhet sa me shpejt  ky akt mizor i vrasjes të nxënësve nga organet përkatëse. Një ambasadë e një shteti të huaj paska tërhequr vërejtjen shtetasve të vet që shërbejnë në Kosovë se: “Ka mundësi të ketë aksione armiqësorë në Kosovë” nga periudha 26 nëntor deri më 30 nëntor duke iu kërkuar atyre që t’i shmangin qendrat tregtare dhe vendet më grumbull të madh njerëzish.

Ngushëllime familjeve  të viktimave ,dhe  shërim  të lënduarit që gjendet në Spitalin Rajonal të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat