Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm

Aktuale

Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Në Deçan sonte janë ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët e tyre.

Nga sulmi i mbrëmshëm me armë, mbetën të vrarë nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, si dhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Nesër, e diel, do të varrosen dy nxënësit e vrarë. Ndërkaq sulmuesi nuk është identifikuar ende.

Mbrëmë rreth orës 19:00, një person me kallashnikov, ka sulmuar një autobus që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan. Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat