Vrasja e trefishtë në Deçan/ Daut Haradinaj kërkon zbulimin e autorëve

Aktuale

Vrasja e trefishtë në Deçan/ Daut Haradinaj kërkon zbulimin e autorëve

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 16:25
Daut Haradinaj

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gllogjan ku tre persona mbetën të vdekur, pasi autobusi që po transportonte nxënës u sulmua me armë zjarri nga një person.

Ai ka apeluar tek organet e rendit që të zbulohen autorët e rastit.

Postimi i plotë

Rasti i mbrëmshëm në Gllogjan na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Familjarëve të të vrarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, bashkëndjejmë me ta në këtë situatë tejet të rëndë! Apeloj tek organet e rendit që në kohë sa më të shpejtë të zbulojnë sa më parë autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat