Analisti politik: Marrëdhënia mes Kurtit dhe Ramës është pak e helmuar

Aktuale

Analisti politik: Marrëdhënia mes Kurtit dhe Ramës është pak e helmuar

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 20:33
Albin Kurti dhe Edi Rama

Analisti Ermal Hasimja tha se marrëdhënia Rama-Kurti është pak "e helmuar" nga politika e zoti Rama në Ballkan.

“Zoti Rama vepron pak a shumë pa marrë parasysh qëndrimet e Kosovës, është i pavarur nga nevojat, dëshirat ose planet që ka politika kosovare, gjë që nuk është e mirë. Është e vështirë të flasësh për unifikim dhe nga ana tjetër të futesh në iniciativa në mënyrë të pavarur pa marrë parasysh miratimin e partnerit kryesor siç e deklaron ti", tha ai.

Sipas analistit, Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë partnerët kryesorë të njëri-tjetrit.

"Por nuk është normale që të bëhen marrëveshje apo të kalohen pragje politike duke injoruar totalisht nevojat dhe strategjitë e njëri-tjetrit”, tha ai për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat