Rektori Sahiti uron “28 nëntorin”

Aktuale

Rektori Sahiti uron “28 nëntorin”

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 08:22
Prof. dr. Naser Sahiti

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, u uron këtë ditë gjithë studentëve, personelit akademik dhe administrativ të UP-së, si dhe shqiptarëve kudo në botë.

Urimi i plotë i rektorit:

Të dashur studentë,
Personel i UP-së,
Shqiptarë kudo në botë,

Nëntori është muaji i festave të kombit tonë. 28 nëntori – Dita e Flamurit paraqet padyshim njërën ndër ditët më të rëndësishme të shqiptarëve anembanë, duke na rikujtuar vlerat e mëdha të popullit tonë. Kjo festë është simbolikë e unitetit shqiptar, i cili duhet të ruhet, vlerësohet e thellohet vazhdimisht.

Në këtë datë të krenarisë kombëtare, uroj të festoni shëndoshë me më të dashurit tuaj dhe të punoni pareshtur në realizimin e synimeve prosperuese për ju dhe kombin.

Në vigjilje te kësaj feste të madhe kombëtare, ftoj që së bashku të japim më shumë kontribut nga vetja jonë, për një të ardhme me arsimim më cilësor për gjeneratat pasuese!

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti, rektor 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat