Paralajmërimi i infektologut për variantin e ri, Omicron është...

Aktuale

Paralajmërimi i infektologut për variantin e ri, Omicron është...

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 16:33
Murat Mehmeti

Covid-19 është i pranishëm në vendin tonë që nga 13 marsi i vitit 2019.

Që nga ajo kohë janë shfaqur variante të ndryshme që e bënin edhe më të rrezikshëm këtë virus vdekjeprurës.

Së fundi në shumë vende të si në Afrikë, por edhe në Evropë është shfaqur varianti i ri i quajtur Omicron.

Ky variant siç duket është shumë i rrezikshëm dhe i transmetueshëm, sipas OBSh-së.

Varianti Omicron sipas infektologut Murat Mehmeti është shumë më i transmetueshëm se variantet e tjera.

“Realisht ne nuk është që kemi kushedi se çfarë informata, por duket që është shumë më shumë transmetues, bartet shumë më shumë se variantet e tjera”, ka thënë ai.

Ky mutacion i cili po qarkullon në Evropë, sipas Mehmetit, duhet akoma të studiohet pasi nuk dihet ende se sa është agresiv.

“Në aspektin e agresivitetit nuk është se kemi kushedi çfarë të dhënash pasi nuk kemi ndonjë përvoje sidomos në Evropë sepse aty këtu janë përmendur disa raste”, ka thënë Mehmeti.

Omicron akoma sipas të dhënave të IKSHP-së nuk është prezent në vendin tonë, por infektologu Mehmeti bënë thirrje që qytetarët të kenë kujdes, pasi është e pamundur që Kosova të jetë imune ndaj përhapjes së këtij varianti.

Infektologu Mehmeti: Qytetarët t’i shmangin grumbullimet, sidomos për festat e fundvitit

“Po shpresojmë që të mos kemi kësi lloj raste me këtë variant mirëpo është thuajse e pamundur t’i shmangemi, duhet edhe më tutje që t’i respektojmë masat”, ka thënë Mehmeti.

Ai këshillon qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat e reja dhe t’u shmangen grumbullimeve e sidomos në hapësira të mbyllura duke pasur parasysh që po hymë në sezonin e festave të fund vitit.

“Frika është që tash jemi kah fundviti janë festa e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhe vinë bashkatdhetarët prej vendeve të ndryshme, apeli im është që të ketë sa më pak grumbullime të njerëzve në ambiente të mbyllura dhe të respektohen vazhdimisht masat mbrojtëse”, ka thënë ai.

Tash e disa kohë në vend janë një sërë masash kufizuese si ndalimi i grumbullimeve, dasmat dhe ahengjet e ndryshme janë të ndaluara e të tjera.

Mirëpo Ministria e Shëndetësisë po përballet me kërkesa të nga organizata si Shoqata e Gastronomëve dhe ajo e Hotelerisë që të lirohen këto masa.

Infektologu Murat Mehmeti kërkon nga MSh-ja që masat aktuale të mbahen strikt ashtu siç janë për shkak të rrezikut të këtij varianti.

“Unë mendoj që edhe më tutje, sidomos tash kah fund viti masat të cilat janë të mbetet, të ndalohet grumbullimi, të mos bëhet hapja e klubeve të natës, të vazhdoj ndalimi i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme”, ka thënë ai.

Infektologu Mehmeti  ka thënë se Kosova mund të përballet me vështirësi të përballimit të këtij varianti kur dihet shkalla jo e lartë e vaksinimit krahasim me vendet e tjera kanë përqindje më të lartë të vaksinimit e që po kanë telashe në rritje enorme të rasteve ditore.

“Pavarësisht që kemi numër të vogël të rasteve kjo nuk do të thotë që me grumbullim të njerëzve të mos të na rriten rastet aq më tepër kur e shohim që në shtete të Evropës kanë % të vaksinimit shumë më të madh dhe prapë po përballen me rritje enorme të rasteve. Por prap ky vendimi për lirim të masave apo mbajtje të këtyre aktuale i takon IKSHP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por si infektolog mendoj që masat duhet të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka deklaruar një rrezik shumë të lartë dhe thekson nevojën për të përshpejtuar vaksinimin, pas shfaqjes së variantit të ri të Covid-19, quajtur “Omicron”.

Në një deklaratë OBSH tha se vende që ka pak popullsi të vaksinuar mund të goditen nga një valë e katërt.

“Varianti Omicron i Coronavirusit ka të ngjarë të përhapet në mbarë botën dhe në varësi të karakteristikave të variantit, mund të ketë shpërthime të ardhshme të Covid-19, të cilat mund të kenë pasoja të rënda në disa zona”, paralajmëroi sot OBSH.

Varianti Omicrom u raportua për herë të parë më 24 nëntor në Afrikën e Jugut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat