“Ka përparim në raportet Kosovë – Greqi”

Aktuale

“Ka përparim në raportet Kosovë – Greqi”

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla thotë se Kosova ka përparuar në raportet me Greqinë. 

“Unë nuk e di se sa afër njohjes jemi. Asgjë s’mund të parashikoj në një studio televizive e as në zyrën time. Por unë e di se në raport me Greqinë kemi një përparim të dukshëm të raporteve”, thotë Gërvalla në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Kemi një përmirësim të dukshëm edhe të statusit, jo vetëm të raporteve të ndërsjella por edhe të statusit të bashkëpunimit tonë, sepse ndërkohë që zyra jon në Greqi ka qenë vetëm një e thjeshtë ekonomike e cila nuk ka figuruar askund, as në Ministrinë e Punëve të Jashtme për regjistrat dhe adresarët e MPJ, sot përfaqësuesi ynë në Greqi komunikon me drejtoreshën e përgjithshme edhe me persona të tjerë në kuadër të MPJ’së gjë e cila ka ndodhur pasi e kemi ngritur statusin diplomatik të asaj zyre”, shtoi ajo.

“Unë jam shumë e sigurt se me Greqinë jemi në një rrugë të mirë në kontinuitet në përmirësim të marrëdhënieve tona”, theksoi Gërvalla.

“Progres ka, regres nuk ka”, shtoi Gërvalla.

“Ne nuk shohim asnjë pengesë që Greqia ta njeh Republikën e Kosovës. Greqia ka dilemat e saj dhe është puna e jonë si shtet që ato dilema t’i heqim”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat