Vrasësi i padukshëm' i Gllogjanit për policinë e Kosovës!?

Aktuale

Vrasësi i padukshëm' i Gllogjanit për policinë e Kosovës!?

Nga: Idriz Morina Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:42
Policia duke u përpjekur ta gjurmojë vrasësin

Ndërsa, vrasësi i maskuar po ikte pa e ndjekur askush nga pas, policia të nesërmen filloi kërkimet në zonën që ajo besonte të ishte e izoluar... por, nga kush?

Një reagim i vonuar që i jep gjithë kohën e duhur kriminelit që të ikë!

Por, Albini dhe Sveqla nuk kanë pse shqetësohen për këtë, sepse ata e trashëguan një polici të tillë, e cila jo veç se e ngathët në ndjekjen e krimit, por ka krijuar simbiozë me të, nga e cila tani për tani se nxjerrin dot. Kjo është trashëgimia e Thaçit, Veselit, Selimit, Ramushit dhe të tjerëve që rreshtoheshin pas tyre...

Përshembull njësitë antikrim më shumë kanë pasur vështirësi se si t`i fshehin dosjet se sa t`i zbardhin krimet, ose përndryshe, policët që refuzonin këtë, do të pësonin si Sebehate Tolaj, Jusuf Haklaj e të tjerë...

Ndërsa, prokurorët që nuk do të nënshtroheshin kishin vetëm një rrugë, azilimin sikurse prokurori Elezaj.

Njësitë inteligjente në vend se të aktivizonin dronët për kërkim, në natën e krimit, ata nuk u panë.

Sigurisht sepse mjeshtrit e përdorimit të tyre si duket kanë qenë të trajnuar kryesisht për ta vëzhguar Albin Kurtin, dhe për qëllime të simbiozës së krimit.

Kërcënimet, dhe refuzimi për kafe

Policia e Kosovës, p.sh. as pas një jave të kërcënimit tim nuk më ka njoftuar me asgjë për kanosjen ndaj meje. Madje siç mora vesh, ata e kanë një skuadër për mbrojtjen e gazetarëve, po ec e merre vesh a i mbrojnë gazetarët me padronë Hashimin e Kadrinë, nga aferat korruptive që kanë pasur, apo se mos ata bien viktimë e sulmeve të atyre që këta u munduan ti eliminonin nga politika dhe nga jeta.

Duke e ditur se ka një simbiozë krimi në polici, as 5% të kërcënimeve nuk i kam paraqitur atje, sepse siç më thoshin disa miq, më mirë është “të mos e dijë as policia”.

Si kam paraqitur as atëherë kur para orës pesë të mëngjesit më thërrisnin nga Zvicra, dhe më kërcënonin me jetë. As atëherë, kur më dhanë ultimatum dyjavor, që të mos shkruaja asgjë për Kadri Veselin, dhe më kërcënuan hapur se do të më zhduknin mua me gjithë familje, duke më dërguar edhe letërnjoftimin zviceran (Jamesi), me identitetin e ndryshuar nga istogali (shatërli) në hebre.

Madje, edhe kërcënimi i fundit me jetë kaloi në veshët e shurdhër të Qeverisë, deputetëve dhe madje edhe të disa miqve të mi, që nuk hezituan të shkonin në ‘vendin e ngjarjes’ ku nuk u lanë të pinë kafe, disa ashkalinj, që siç dëshmoi një deputet që kishte shkuar ta shoshiste punën, dhe madje po qe nevoja t`i qortonte deri në fund pronarët, por ai ishte i bindur se i zoti i restorantit kishte të drejtë, mysafirët e tij, ankestarë, donin të hynin kundër rregullit qeveritar, të pa vaksinuar dhe pa kartelë të testit.

Pse u vonuan

Pra, edhe atë natë kushedi mund të kenë qenë duke përgjuar kafeneve të Prishtinës, ‘postierët’ e inteligjencës, duke shoshitur se kush është kundër Hashimit, Kadrisë..., cili politikan, gazetar, medium...!

E ky repart i ‘inteligjencës’ nëse duan të funksionojë mirë, ‘postierët’ duhet të tërhiqen nga kafenetë dhe të ridërgohen në trajnime për inteligjencë, ku punë e tyre e parë nuk është vëzhgimi kush me kë rri dhe se çfarë flet në biseda të lira, por atje ku bëhen strategjitë e krimit dhe ndërtohet ardhmëria e një vendi apo dezintegrohet!

Ky destruktivitet, i shkollës së SHIK-ut duhet të marrë fund, bashkë me financimin e ‘spartanëve’ të Hashimit e Kadrisë.

Siç thonë studiuesit e fizikës sot, një neutrino është kameleonike, i tillë dukej se ndodhi të ishte vrasësi i maskuar, herë i padukshëm (si një ish SHIK apo SHISH), herë si një lis i rëndë (një ish TMK), dhe herën tjetër si një re (si një ish-polic).

Neutrionoja na shfaqet herë si një elektron’, herë si një muon (200 herë më i rëndë se një elektron) dhe herën tjetër si tau (4 mijë herë më i rëndë se një elektron).

Dhe siç dinë ata deri më tash, ndoshta nuk kemi plumb aq sa nevojitet për të ndërtuar një pllakë prej tij disa miliardë(9) kilometra të trashë, për ta provuar ta ndalojnë, por ai prapë do të ikën, në ‘hapësirën’ mbase përtej kozmike.

Ai do ikte sërish!

E dini pse, sepse e ka shkelur atë rrugë nëse jo me mijëra herë, së paku qindra herë!

Sepse ‘postierët’ punonin për të!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat