​Osmani priti në takim avokatët e popullit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia Veriore

Aktuale

​Osmani priti në takim avokatët e popullit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia Veriore

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 17:13
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, Avokaten e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, Avokatin e Popullit të Maqedonisë Veriore Naser Zyberi dhe komisionarin për mbrojtje nga Diskriminimi, Republika e Shqipërisë, Robert Gajda.

Osmani ka theksuar se mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mbrojtja nga diskriminimi i çfarëdo lloji, është prioritet absolut i të gjitha institucioneve të vendit.

Ajo ka inkurajuar avokatët e popullit nga të tri shtetet që ta rrisin bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, synim i cili nuk njeh kufij.

Presidentja Osmani deklaroi se besimi i qytetarëve në institucione të pavarura është bazament i demokracisë, e njëkohësisht edhe parakusht për zhvillim të vendit.

Ajo po ashtu tha se Institucioni i Avokatit të Popullit ka rëndësi të madhe për secilin shtet, meqë ky institucion jo vetëm që trajton ankesat e qytetarëve, por njëkohësisht edhe promovon të drejtat dhe liritë e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat