Lajçak në Oslo, bisedon për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak në Oslo, bisedon për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:49
Miroslav Lajçak në Norvegji

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me zyrtarë të lartë të shtetit të Norvegjisë, ka biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se ka folur edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë që isha sot në Oslo! Në takimet e mia me sekretarin e shtetit, sekretarin e përgjithshëm dhe ekipin e Ministrisë së Jashtme për Ballkanin Perëndimor, diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun.

Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Norvegjisë për punën time”, ka thënë Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat