MSh me apel për qytetarët: Koha për vaksinim është tani

Aktuale

MSh me apel për qytetarët: Koha për vaksinim është tani

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Nga kjo ministri kanë thënë se tani është koha për vaksinim për të shmangur rrezikun e shtimit të infeksioneve të reja e fatalitetit.

“Koha për vaksinim është tani, për të shmangur rrezikun e shtimit të infeksioneve të reja, reduktimin e hospitalizimeve dhe fataliteteve”, kanë shkruar nga MSH.

Në një foto të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se vaksina zvogëlon ne 84 për qind rrezikun e shtrimit në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat