Të hënën seanca e radhës e Kuvendit

Aktuale

Të hënën seanca e radhës e Kuvendit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se seanca e radhës plenare do të mbahet ditën e hënë.

Në njoftim thuhet se seanca do të fillojë në ora 11:o0, ku në rend dite janë edhe disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Rendi i ditës:

I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht

2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

IV. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22 dhe 23 nëntor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

22. Votimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

27. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

30. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

33. Votimi për emërimin e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

36. Votimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

37. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25 dhe 26 nëntor 2021:

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,

11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat