Qalaj: Rasti i Gllogjanit i vështirë për hetim

Aktuale

Qalaj: Rasti i Gllogjanit i vështirë për hetim

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:16
Rashit Qalaj

Sot është bërë një javë nga tragjedia e Gllogjanit që tronditi Kosovën.

Tre të vrarë, në mesin e tyre dy nxënës, ishte bilanci tragjik pasditen e së premtes kur persona të panjohur kanë shkrepur plumba në drejtim të një autobusi.

Pavarësisht mobilizimit të madh dhe premtimeve të fuqishme nga institucionet e drejtësisë për kapjen e autorit, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast.

Madje deri më tani Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar që ka edhe të dyshuar për këtë akt.

Lidhur me këtë rast dhe për situatën e sigurisë në vend, ka folur anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Sipas tij, rasti i Gllogjanit është i vështirë për hetim dhe mjaftë i komplikuar.

“Situata e ndodhur në Gllogjan, duhet me kuptu që është një rast mjaftë i komplikuar dhe kërkon kohë për me hetu . Duhet me i kuptu edhe profesionistët që kjo kërkon mbledhje të dëshmive, identifikimin e vrasësit dhe nuk është lehtë edhe duhet me iu dhënë hapësirë të mjaftueshme hetuesve policor që me kry këtë rast, sepse është rast e thash shumë i ndishëm dhe në rrethanat që ka ndodhë është i vështirë për hetim”, ka deklaruar Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat